Presidenti i reagon LDK-së që ia publikoi fotografinë: Po ja bëni sherrin vetës

Presidenti i reagon LDK-së që ia publikoi fotografinë: Po ja bëni sherrin vetës

Presidenti i vendit Hashim Thaçi i ka reaguar partisë Lidhja Demokratike të Kosovës për fotografinë ku ai shihej në shoqëri të Njazi Kryeziut, zyrtarit të shkarkuar të komunës së Prizrenit, pas publikimit të “Dosja e Shefave” nga Insajderi.

LDK-ja e kishte quajtur këtë takim në “kundërshtim me mandatin e tij kushtetues”.

“Hashim Thaçi po vazhdon të përfshihet në fushatën parazgjedhore në Kosovë, në përpjekje për t’u dalë në ndihmë bashkëpartiakëve të tij të PDK-së”, kishte reaguar LDK-ja.

Njazi Kryeziu në “Dosjen e Shefave III” dëgjohet teksa zgjedhë në baza partiake anëtarët e një bordi të ndërmarrjes publike shanë me nanë anëtarët e partive të tjera politike.

Dosja e Shefave III: Biseda telefonike mes Adem Grabovcit e Nj…

#DosjaeShefave III: Grabovci e Kryeziu vendosin natën për Bordin e Hidrodrinithttp://www.insajderi.com/hulumtime/grabovci-e-kryeziu-vendosin-naten-per-bordin-e-hidrodrinit/

Posted by Insajderi on Thursday, 4 August 2016

Presidenti ka thënë në një intervistë në “Komiteti” se ata që bëjnë këso veprime do ja shohin sherrin vetes.

“Madje e pash edhe diku atje në Prizren me ca miq të vjetër, menjëherë në survijim. Nuk ka nevojë me surviju presidentin sepse presidenti ku të shkon është shumë hapur me takime transparente, edhe privatisht edhe zyrtarisht – asnjë subjekt politik. Unë mendoj se vetëm i bëjnë sherr vetit, duke survijuar a po pimë kafe ju dhe unë”, ka thënë ai.

Tutje presidenti nuk e sqaroj sesi do t’ia shohin sherrin ata që e vëzhgojnë por tha se e ka obligim që të takohet me të gjithë.

“Obligimi im i parë është si t’i organizojmë këto zgjedhje të mira dhe ta dërgojnë një mesazh të mirë para botës”, ka thënë Thaçi.

Ai ka komentuar edhe fushatën të cilën brenda një fjalie i dha dy vlerësime të kundërta mes njëra tjetrës.

Fillimisht e quajti pasive dhe më pas tha se është fushatë aktive.

“Është një fushatë e qetë, fair play, një fushatë nganjëherë, jo monotone por pasive mendoj, por sidoqoftë e vlerësoj lartë fokusimin e lidershipit të partive politike që ka një ballafaqim të ideve dhe projekteve është një fushatë jo armiqësore por aktive në kuptimin e prezantimit të programeve dhe vizioneve kështu që është model evropiane”, ka thënë Thaçi./Insajderi.com