
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka cilësuar “akt barbar dhe qyqar” sulmin ndaj bashkëshortes së ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.
Thaçi, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ky sulm i shqetëson të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Shpreh keqardhje për sulmin e ulët dhe qyqar ndaj zonjës Stavileci, bashkëshortes së ministrit Bleran Stavileci. Ky akt barbar nuk e shqetëson vetëm familjen Stavileci, por gjithë qytetarët tanë”, ka thënë Thaçi.
Presidenti Thaçi ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të identifikojnë sulmuesit.
“Nga organet përkatëse kërkojmë që sulmuesit e dhunshëm sa më parë të dalin para drejtësisë”, ka shkruar Thaçi. /Insajderi.com