Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim homologun e saj slloven, Borut Pahor, i cili do të qëndroj për vizitë zyrtare në Kosovë, njofton Insajderi.
Osmani dhe Pahor pritet të diskutojnë për samitin Brdo-Brioni.
Pas këtij takimi është paralajmëruar se do të ketë konferencë për media.
Procesi Brdo-Brioni është një ngjarje vjetore ku marrin pjesë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ky samit u iniciua në vitin 2013 nga presidenti slloven, Pahor dhe presidenti kroat, Ivo Josipoviç.
Kjo vizitë e presidentit Pahor në Kosovë vjen pas një publikimi të një “non paper” që i atribuohet Sllovenisë.
Sllovenia e ka demantuar autorësinë e një dokumenti të tillë. /Insajderi.com