
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet nesër me presidentin e Sllovenisë , Borut Pahor.
Takimi fillon në ora 16:00 e më pas do të ketë edhe konferencë për media, raporton Insajderi.
Presidenti slloven do të takohet vetëm më homologen e tij.
Kjo vizitë e presidentit Pahor në Kosovë vjen pas një publikimi të një “non paper” që i atribuohet Sllovenisë
Sllovenia e ka demantuar autorësinë e një dokumenti të tillë. /Insajderi.com