Presidenti Slloven pas takimit me Osmanin: Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e BE-së

Presidenti Slloven pas takimit me Osmanin: Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e BE-së

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, në konferencën për media me homologen kosovare, Vjosa Osmani, tha se në samitin e Brdo-Brijunit që do të mbahet të hënën  do t’u kërkojë shteteve anëtare të BE-së që të vazhdojë zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor në mënyrë që të evitohet ideja për ndryshim kufijsh.

“Konstatoj se ndërmjet udhëheqësve në Ballkanin Perëndimor deri te zvogëlimi i perspektivës evropiane kjo lidhet me ngadalësimin e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Zgjerimi i BE-së është domosdoshmëri, dhe se BE-ja e sheh këtë hapësirë si tërësi. Kjo do ta përforconte besimin e njerëzve në perspektivën evropiane, do të nxiste vullnetin politik për reforma dhe do ta evitonte rrezikun për të menduar ndryshime të kufijve mes shteteve”, tha Pahor.

Ai më pas theksoi se testi i parë për BE-në rreth integrimit evropian të Ballkanit do të jetë të hënën.

“Në pjesën e dytë Sllovenia do ta udhëheqë presidencën e BE-së, do të dëshiroja që të paraqiteshin disa lëvizje pozitive në këtë drejtim. Testi i parë do të jetë takimi i së hënës në Brdo-Brijun. Para fillimit të samitit do t’i bëjmë edhe bisedat e fundit dhe takimi të jetë një porosi për BE-në dhe shtetet e Ballkanit”./Insajderi.com