
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me një dekret të veçantë, ka shpallur faljen e disa personave që kanë qenë të burgosur, njofton Insajderi.
Ky dekret është nxjerrë më datë 27 korrik, ndërsa nga ai bëhet e ditur se falja deri në tri vite burgim, i takon shtatë personave.
Ndër ta, janë edhe dy gra të cilat ishin duke e vuajtur dënimin e tyre në Qendrën Korrektuese për femra në Lipjan.
Falja e dënimeve është proces ku presidenti u fal të dënuarve një pjesë të burgimit për shkak të sjelleve të mira gjatë vuajtjes së dënimit. /Insajderi.com/