Presidenti Thaçi flet sërish për liberalizimin e vizave

Presidenti Thaçi flet sërish për liberalizimin e vizave

Presidenti Hashim Thaçi, ka shkruar në rrjetin social Facebook, se rezoluta e Parlamentit Evropian, në mbështetje të liberalizimit të vizave, është thirrje për shtetet e BE-së, që mos ta mbajnë Kosovën, si të vetmin vend të izoluar.

Ani se rezoluta e Parlamentit Europian, është votuar kohë më parë, e cila kërkon nga vendet e BE-së, të votojnë pro liberalizimit të vizave, presidenti Thaçi, ka thënë sot se do vonesë në këtë proces është në kundërshtim me vlerat evropiane dhe kundër dinjitetit të qytetarëve të Kosovës.

“Rezoluta e Parlamentit Evropian, në mbështetje të perspektivës evropiane dhe liberalizimit të vizave, është një tjetër thirrje për shtetet anëtare të BE-së që mos të mbajnë të izoluar edhe më tutje qytetarët e Kosovës. E përshëndes këtë rezolutë, përkushtimin dhe mbështetjen e eurodeputetëve. Çdo vonesë në këtë proces është në kundërshtim me vlerat evropiane dhe kundër dinjitetit të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.