Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen shëndetësore të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe gruas së tij, pasi që këta dy të fundit kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus, njofton Insajderi.
Thaçi me anë të një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se beson që Presidenti Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump do ta kalojnë shpejtë këtë sfidë.
”I trishtuar nga lajmet se Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë, kanë rezultuar pozitivë për COVID-19. Dërgojmë lutjet tona për shërim të shpejtë në emrë të gjithë Kosovës për të dy. Unë kam besim që Presidenti Trump dhe Zonja Melania Trump, do ta kapërcejnë këtë sfidë dhe do të rikuperohen shpejtë”, ka shkruar Thaçi. /Insajderi.com
Saddened by the news of President @realDonaldTrump and @FLOTUS testing positive for #COVID19. Sending wishes of a swift recovery on behalf of the people of #Kosovo, for both of them. I am confident that POTUS and FLOTUS will overcome this challenge and recover swiftly.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) October 2, 2020