Presidenti Thaçi ka disa fjalë për rastet e fundit të vdekjeve shkak i COVID-19

Presidenti Thaçi ka disa fjalë për rastet e fundit të vdekjeve shkak i COVID-19

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar në lidhje me vdekjet që kanë ndodhur ditëve të fundit për shkak të Coronavirusit.

41 qytetarë kanë humbur betejën me Coronavirusin brenda tre ditëve të fundit.

Në mesin e viktimave ka ndërruar jetë edhe, Adem Latifi – vëllai i kryetarit të Suharekës, Smajl Latifi.

“Më kanë pikëlluar shumë vdekjet e qytetarëve tanë në ditët e fundit, si pasojë e infektimit me virusin COVID-19. I trishtë ishte lajmi edhe për vdekjen e Adem Latifit, vëllait të Kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifit. Familjes Latifi dhe gjithë atyre që i kanë humbur familjarët e tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutem për shërim sa më të shpejt të të gjithë të prekurve të tjerë”, shkroi Thaçi në Facebook.

Qeveria e Kosovës ka marrë disa masa parandaluese kundër përhapjes së COVID-19 i cili tashmë ka marrë dimension të rrezikshëm. /Insajderi.com/