Presidenti Thaçi kërkon përgjegjësi për rastin e Ukshin Hotit

Presidenti Thaçi kërkon përgjegjësi për rastin e Ukshin Hotit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar aktivistin e çështjes kombëtare, Ukshin Hotin.

Thaçi ka kërkuar përgjigje dhe përgjegjësi për rastin e Ukshin Hotit, pasi po pretendohet për disa të dhëna se kanë dal nga arkiva e Ministrisë së Brendshme të Serbisë, “që lidhen me mënyrën sesi është vrarë” Ukshin Hoti”.

“Personaliteti i Ukshin Hotit është monument madhështor i ndërtuar nga filozofia politike dhe fuqia e fjalëve të tij. Ai mbeti deri në fund veprimtar i palëkundur i lëvizjes sonë kombëtare për liri e pavarësi. Me tërë qenien e tij ishte në shërbim të lirisë dhe dinjitetit njerëzor e kombëtar”, ka shkruar ndër tjerash Thaçi. /Insajderi

Personaliteti i Ukshin Hotit është monument madhështor i ndërtuar nga filozofia politike dhe fuqia e fjalëve të tij. Ai…

Gepostet von Hashim Thaçi am Samstag, 22. August 2020