Presidenti Thaçi për autostradën “Arbën Xhaferi”: Po e ndërtojmë Kosovën e re, Kosovën Evropiane

Presidenti Thaçi për autostradën “Arbën Xhaferi”: Po e ndërtojmë Kosovën e re, Kosovën Evropiane

Presidenti Thaçi i është gëzuar përfundimit të segmentit të dytë të autostradës “Arbën Xhaferi”, të cilën e kishte nisur sa ishte në krye të Qeverisë.

“Kënaqësi e jashtëzakonshme. Pas pak do të përurojmë segmentin e dytë të autostradës “Arbën Xhaferi”. Po e ndërtojmë Kosovën e re, Kosovën Evropiane. Urime Kosovë”, ka shkruar ai.

Sot në mesditë do të përurohet ky segment nga të gjithë liderët shtetërorë.