Presidenti Thaçi për zgjedhjet në Amerikë: Kosova beson në themelin e fortë demokratik të SHBA-së

Presidenti Thaçi për zgjedhjet në Amerikë: Kosova beson në themelin e fortë demokratik të SHBA-së

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar ditë sa më të qetë të zgjedhjeve për të gjithë shtetasit amerikanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Insajderi.

Thaçi përmes një reagimi në llogarinë e tij në Twitter, tha se zgjedhjet në SHBA janë të rëndësishme për amerikanët dhe jo vetëm, meqë Kosova ka besim të plotë në themelin e fortë demokratik të Amerikës.

”Dita e Zgjedhjeve në SHBA është e rëndësishme për amerikanët, por edhe për kombet në të gjithë botën. Kosova beson në themelin e fortë demokratik të Amerikës, e cila ka qenë një shtyllë e stabilitetit globalisht. Në emër të popullit të Kosovës, unë uroj një ditë të qetë të Zgjedhjeve për të gjithë amerikanët”, shkruan Thaçi. /Insajderi.com