Presidenti Thaçi përkujton 21 policët e rënë në detyrë pas luftës në Kosovë

Presidenti Thaçi përkujton 21 policët e rënë në detyrë pas luftës në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar 21 policët e rënë në detyrë që nga paslufta në Kosovë, njofton Insajderi.

Përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka kujtuar edhe kohën kur u formula Policia e Kosovës.

“Shumë pak muaj pas çlirimit të vendit, së bashku me udhëheqjen e ekspertizës perëndimore, nisëm nga zeroja ndërtimin e Shërbimit Policor të Kosovës. Krijuam policinë e parë në Kosovë, sipas standardeve dhe kritereve demokratike. Në krye të detyrës, 21 policë kanë dhënë më të shtrenjtën e tyre, jetën. Ata janë heronjtë e pasluftës dhe për kontributin e tyre kam vendosur t’i dekoroj me urdhrin “Hero i Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Ai ka vlerësuar se Policia është një institucion shumetnik, me përfaqësim meritor edhe gjinor.

Sipas shefit të shtetit, Policia e Kosovës është shembull për tërë rajonin dhe më gjerë.

“Policia e Kosovës është forca, siguria dhe nderi i qytetarëve dhe i shtetit të Kosovës. Çdo ditë është në krye të detyrës, në shërbim të qytetarëve, të sigurisë dhe në mbrojtje të atdheut”, ka shkruar tutje ai. /Insajderi.com/

#PoliciaeKosoves #Krenari 🇽🇰👮🏽‍♂️❤️

Shumë pak muaj pas çlirimit të vendit, së bashku me udhëheqjen e ekspertizës…

Posted by Hashim Thaçi on Saturday, August 8, 2020