Presidenti Thaçi ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Thaçi ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë në Uashington, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Twitter, i pari i shtetit ka shkruar për këtë marrëveshje historike që u nënshkrua në prani të Presidentit amerikan, Donald Trump.

Madje, ai është shprehur mirënjohës ndaj presidentit të SHBA-së dhe të dërguarit të posaçëm, Richard Grenell për udhëheqjen e tyre në këtë proces.

“Kosova tani do të vazhdojë të punojë në zhvillimin ekonomik, vendet e punës, dhe konsolidimin e mëtejshëm të brendshëm dhe ndërkombëtar”, ka shkruar tutje Thaçi. /Insajderi.com