Presidenti Thaçi pret në takim Avokatin e ri të Popullit

Presidenti Thaçi pret në takim Avokatin e ri të Popullit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim Avokatin e ri të Popullit, Naim Qelaj, njofton Insajderi.

Lidhur me këtë takim bëri të ditur vetë Thaçi i cili tha se me Qelajn është diskutuar për punën dhe përgjegjësinë e institucionit të Avokatit të Popullit.

Me anë të një postimi në Facebook, Thaçi thotë se tashmë insisitucioni i Avokatit të Popullit ka bërë traditë në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve pa dallim politik, entik apo religjioz.

“Në pritjen që i bëra Avokatit të Popullit, të sapo zgjedhur, Naim Qelaj, diskutuam për punën dhe përgjegjësinë e institucionit që ai do ta përfaqësojë dhe drejtojë brenda mandatit kushtetues. Tashmë institucioni i Avokatit të Popullit ka bërë traditë në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve tanë pa dallim politik, etnik apo religjioz”, shkruan Thaçi.

Mes tjerash presidenti ka uruar Qelaj për zgjedhjen e tij në krye të Avokatit të Popullit.

“Z. Naim Qelaj, të cilit i urova punë të mbarë, u zotua që do të angazhohet me profesionalizëm, guxim dhe përgjegjësi që përmes besimit të dhënë ta forcojë institucionin e Avokatit të Popullit në shërbim të mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve”, shkruan tutje ai. /Insajderi.com