![Presidenti Thaçi publikon dekretin e nominimit të kandidatit për kryeministër](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/01/Hashim-Thaci-Albin-Kurti-730x440.jpg)
President i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se Dekretin Presidencial me emrin e kandidatit për Kryeministër e ka dërguar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Thaçi potencoi se ky është hap i rëndësishëm për formimin e institucioneve të reja.
Derisa thotë ai se nga sot fillon edhe afati kushtetues për formimin e Qeverisë së Kosovës.
Postimi i plotë i Thaçit në Facebook:
Pas pranimit të propozimit për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Dekretin Presidencial me emrin e kandidatit për Kryeministër e dërgova zyrtarisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ky është hap shumë i rëndësishëm për krijimin e institucioneve të reja dhe nga sot fillon edhe rrjedhja e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
![Fotografia e Hashim Thaçi](https://scontent.fprn4-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-9/p720x720/82512018_3385568634846805_8643106192635199488_o.jpg?_nc_cat=107&_nc_ohc=Cr4tqQuQjIUAX8GBzNb&_nc_ht=scontent.fprn4-1.fna&_nc_tp=1002&oh=ad25c9b1f0ce3aa01453e655ca6a1754&oe=5EA570B3)