Presidenti Thaçi reagon pas tërmetit në Turqi

Presidenti Thaçi reagon pas tërmetit në Turqi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas tërmetit të ndodhur sot në Izmir të Turqisë, njofton Insajderi.

Me anë të një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, presidenti Thaçi ka thënë se Kosova qëndron krah qeverisë dhe popullit turk.

“Thellë i pikëlluar nga ngjarjet tragjike në Izmir të Turqisë. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurit. Kosova qëndron pranë popullit dhe qeverisë së Turqisë në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar Thaçi.

Një tërmet i fuqishëm ka goditur gjatë pasdites së sotme Turqinë, në qytetin Dode Dodekaneze, ku lëkundjet janë ndjerë deri në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa.

Epiqendra e tërmetit që u ndie në shumë provinca u njoftua si Izmir Karabaglar. Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, AFAD njoftoi intensitetin e tërmetit si 6.9, ballë i shkallës Rihter. /Insajderi.com