Presidenti Thaçi takohet nesër me liderët e partive politike – Kjo është arsyeja

Presidenti Thaçi takohet nesër me liderët e partive politike – Kjo është arsyeja

Presidenca e Kosovës, përmes një njoftimi për media, ka treguar se presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka thirrur në takim, liderët e partive në Kosovë e po ashtu edhe kryeministrin Albin Kurti, shkruan Gazeta Insajderi.

Krejt kjo, sipas njoftimit të presidencës vjen me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për cështjet e interesit shtetëror.

Ndërsa takimet do të mbahen në këto orë:

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për nesër (9 mars 2020) pret në takime: Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Kryetar i LVV-së; Ora e takimit: 13:00; Z. Isa Mustafa, Ish-kryeministër dhe Kryetar i LDK-së; Ora e takimit: 10:30; Z. Kadri Veseli, Ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetar i PDK-së; Ora e takimit: 11:30; Z. Ramush Haradinaj, Ish-kryeministër dhe Kryetar i AAK-së; Ora e takimit: 12:30; Z. Fatmir Limaj, Ish-zëvendëskryeministër dhe Kryetar i NISMA-s; Ora e takimit: 13:45; Z. Behgjet Pacolli, Ish-zëvendëskryeministër dhe Kryetar i AKR-së; Ora e takimit: 14:15; Vendi i takimeve: Kabineti i Presidentit./Insajderi.com