Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur për kombëtaren e Kosovës në futboll, ka thënë se ajo do të behët njëra ndër më të fuqishmet në Evropë.
I pyetur se çka nëse luan Kosova kundër Shqipërisë, ai ka thënë: “Le të fitojë më i miri”.
“Unë do të simpatizojë Kosovën”, ka thënë Thaçi.
Presidenti i Kosovës, duke folur rreth debateve për bashkim kombëtar, ka thënë se ato po zhvillohen në baza krejt jo profesionale, në baza të prizmit politik dhe të një patriotizmi të paqëndrueshëm.
“Kur dëgjoj disa që e kanë kënduar himnin e Jugosllavisë dhe tash flasin për bashkim me Shqiperinë, them ‘më lësho tokë'”, është shprehur Thaçi, duke e tundur kokën. /Express/