Presidenti Trump i dhuron delegacionit kosovar Çelësin e Shtëpisë së Bardhë

Presidenti Trump i dhuron delegacionit kosovar Çelësin e Shtëpisë së Bardhë

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë në Uashington, em ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga Shtëpia e Bardhë kanë dhënë një dhuratë simbolike për palën kosovare, njofton Insajderi.

Presidenti amerikan, Donald Trump, u ka dhuruar Çelësin e Shtëpisë së Bardhë, gjë që është bërë e ditur nga Shefja e Stafit të Kryeministrit Avdullah Hoti.

Shefja e Stafit të Kryeministrit, Ardita Dushi, përmes një fotografie të publikuar ka njoftuar se kjo dhuratë vjen nga presidenti Trump.

”Çelësi i Shtëpisë së Bardhë”. ”Dhurata e Presidentit Trump”, shkruan Dushi.

Delegacioni kosovar për dialogun, kryesuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, qëndroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku edhe nënshkruan me palën serbe marrëveshje për normalizimin ekonomik.

Marrëveshja u nënshkrua në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë, nën prezencën e Presidentit amerikan Donald Trump. /Insajderi.com