Kryetari i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski presidentin e Maqedonisë së Veriut e quan me dy fytyra.

Presidentit të Maqedonisë së Veriut i thonë se është hipokrit

Presidentit të Maqedonisë së Veriut i thonë se është hipokrit

Kryetari i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski presidentin e Maqedonisë së Veriut e quan me dy fytyra.

 Sipas tij presidenti ndryshe ka folur brenda me të e ndryshe jashtë para kamerave. Megjithatë thotë se është i kënaqur nga takimi.

“Ne brenda ramë dakord për gjithçka. Unë e thash edhe në deklaratën time pas takimit.

Por, presioni mbi të është i qartë. Unë e kuptoj, nuk mund ta justifikoj, sepse kjo në thelb quhet hipokrizi. Të kesh një fytyrë në takim, dhe fytyrë tjetër përpara kamerave, por në rregull, është e rëndësishme që edhe një Pendarovski kështu i shtypur, ai doli me qëndrimin se nëse kemi prova të reja, ky rast, si shumë të tjera, duhet të nisin nga fillimi” tha Mickoski. /Insajderi.com