Sot Kosova me një sërë aktivitetesh e ka shënuar datèn e madhe historike që është 12 Qershori çlirimi i vendit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Tha përkujtoi të gjitha ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës që rrjedhoi edhe me pavarësinë e vendit.
“Sot u bënë njëzet e një vite çlirim. Sot, Aleanca Veriatlantike i bëri njëzet e një vite prezencë në Kosovë. Liria e Kosovës është mbi të gjitha rezultat i luftës dhe sakrificës së pashembullt heroike të burrave e grave të vendit tonë. Në këtë rrugëtim historik, ndihma nga aleatët tanë në NATO është e patjetërsueshme”, ka shkruar Thaçi në Facebook, njofton Insajderi.
Më tutje Thaçi ka shpehur mirënjohje të thellë edhe për bashkësinë ndërkomëbtare që ka ndihmuar Kosovën.
“Lavdi të përjetshme të gjithë të rënëve. Falënderim të përjetshëm NATO-s, SHBA-së dhe gjithë partnerëve ndërkombëtarë. Mirënjohje të pakufishme të gjithë atyre që çdo ditë, me punë e përkushtim, angazhohen për integrimin dhe forcimin e shtetit dhe kombit tonë”, ka përfunduar presidenti Kosovës.
Kosova me shumë aktivitete për nder të kësaj dite ka shënuar ditën e çlirimit, si njëra ndër datat më të mëdha të Kosovës dhe kombit shqiptar. /insajderi/