Presidentja dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake komandantin e KFOR-it

Presidentja dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake komandantin e KFOR-it

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar komandantin e KFOR-it, në Kosovë, gjeneralmajor Franco Federici me Medaljen Presidenciale Ushtarake për kontribut në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit gjatë mandatit të tij në krye të këtyre trupave.

Osmani ka theksuar gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me KFOR-in, duke potencuar se synim strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO.

Kështu ka njoftuar presidenca e Kosovës, të martën.

Dekorata e dhuruar nga presidentja Osmani për gjeneralmajor Franco Federici

KFOR-i do të qëndrojë në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje për 15 ditë.

Kjo pas marrëveshjes së Brukselit të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mbajtja e sigurisë nga KFOR në ato dy pika kufitare ishte një nga tri pikat e marrëveshjes.

Kjo pasi, Njësitet Policore më 20 shtator u pozicionuan në Jarinje dhe Bërnjak, pas vendimit të qeverisë për reciprocitetin e targave.

Pak më pak se dy javë Njësitet Speciale qëndruan aty për t’u zëvendësuar në fillim të tetorit nga KFOR-i.

Kjo për opozitën në Kosovë përbën “kthimin e protektoratit në veri”.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, marrëveshjen e Brukselit e ka cilësuar sukses, pasi sipas tij tash po zbatohet reciprociteti. /Insajderi.com