Presidentja e Komisionit Evropian nis në Shqipëri vizitën në Ballkanin Perëndimor, pritet nga Rama

Presidentja e Komisionit Evropian nis në Shqipëri vizitën në Ballkanin Perëndimor, pritet nga Rama

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të realizojë një vizitë zyrtare në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, për gjashtë ditë me radhë, njofton Insajderi.com.

Këtë vizitë ajo e nisi në Shqipëri, derisa ka treguar edhe mesazhin e saj se: e ardhmja e Shqipërisë është në BE.

Siç njofton Von der Leyen me anë të një postimi në Twitter, Komisioni i qëndron pas këtij angazhimi.

“Me përparim të mirë në reformat në drejtësi, Shqipëria ka arritur qartë. Tani BE-ja duhet të bëjë punën e saj gjithashtu”, thotë ajo.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bashkë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Në Prishtinë, von der Leyen do të vijë të mërkurën (29 shtator), e cila pritet të flasë për situatën e krijuar në veri të vendit. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Komisionit Europian, Dana Spinant.

Vizita e saj figuron edhe në organizimin kalendarik të takimeve në uebfaqen zyrtare të Komisionit Europian.

Po sot, Von der Leyen ka njoftuar se me këto gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor ndajnë një të ardhme të përbashkët evropiane.

“Ne jemi duke e përgatitur atë tani. Duke e luftuar COVID-19, së bashku. Duke investuar në mënyrë strategjike. Duke u dhënë mundësi të rinjve tanë”, ka shtuar ajo. /Insajderi.com