
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i presidentes për media, Bekim Kupina.
Osmani ka ftesë nga Instituti për Politikë të Jashtme “SAIS”, ku do të flas për të ardhmen e Kosovës.
“Instituti i Politikës së Jashtme SAIS do të presë me krenari Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të hënë më 8 nëntor, në orën 11:30”, është thënë njoftimin e institutit në Twitter.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe këshilltari për media Bekim Kupina
Kjo vizitë e Osmanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen në një kohë, kur ajo dhe kryeministri, Albin Kurti, përballen me kritika nga opozita – për siç pretendojnë “izolim ndërkombëtar”.
Shkak i këtyre kritikave është publikimi i një liste me shtetet të cilat presidenti amerikan, Joe Biden, i ka ftuar për Samitin e Demokracive.
Kjo pasi, opozita thotë e pos Kosovës nuk janë ftuar as shtete si Serbia, Bosnja e Hungaria – të cilësuara si “jodemokratike”.
Këto shtete kritikohen për mungesë demokracie – këtu po bazohet edhe diskursi i kritikës së opozitës. /Insajderi.com