Presidentja e Kosovës: Shpresoj ta dëshmojmë sërish shpirtin tonë demokratik

Presidentja e Kosovës: Shpresoj ta dëshmojmë sërish shpirtin tonë demokratik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se shpreson se këto zgjedhje do ta dëshmojnë sërish shpirtin tonë demokratik.

Ajo ka shkruar në Facebook se “sot votojmë për kualitetin e jetës sonë”.

Ajo po ashtu kërkoi që të respektohen masat anti-COVID.

“Pavarësisht se në cilën komunë votoni, shpresoj që sërish ta dëshmojmë shpirtin tonë demokratik nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë në një proces të drejtë dhe të lirë, e duke i respektuar masat kundër Covid-19”, ka shkruar Osmani.

18 parti politike, një koalicion, 17 iniciativa qytetare dhe 12 kandidatë të pavarur garojnë në këto zgjedhje. /Insajderi.com