Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Vjosa Osmani është zgjedhur president e Kosovës në raundin e tretë të votimit në Parlamentin e Kosovës.

Osmani në dy raundet e para nuk arriti të marrë 80 votat e nevojshme, apo 2/3 të votës së 120 deputetëve, por u zgjodh në raundin e tretë me shumicë të thjeshtë.

Raundi i tretë kërkon shumicë të thjeshtë prej 61 votash dhe këtë prag Osmani e kaloi lehtësisht.

Nga 82 vota, Osmani ka arritur t’i marrë 71 vota. Ndërsa Nasuf Bejta nuk ka arritur të marrë asnjë votë./Insajderi.com