Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando

Në një njoftim për media nga zyra e presidentes thuhet se në këtë takim, Orlando ka theksuar se përmbyllja me sukses e procesit të konstituimit të institucioneve ka përçuar mesazh pozitiv te aleatët e Republikës duke shërbyer si garancion për stabilitet në vend, njofton Insajderi.

Duke folur për sfidat aktuale dhe prioritetet gjatë mandatit presidencial, Osmani ka thënë se në asnjë proces nuk mund të arrihet sukses përderisa nuk sigurohen vaksinat për qytetarët e Kosovës.

Në këtë drejtim, presidentja Osmani ka shtuar që menaxhimi i pandemisë mbetet prioriteti kryesor dhe se në këtë drejtim Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e miqve.

Më tej, ajo ka theksuar se do të angazhohet në mënyrë aktive për t`i përmbushur funksionet e saj kushtetuese, siç janë politika e jashtme dhe ajo e mbrojtjes, por dhe avancimi i agjendës së zhvillimit teë qëndrueshëm.

Presidentja Osmani potencoi se do të punojë në mënyrë aktive për të krijuar unitet në mes të akterëve politik në vend, gjë që do të kontribuonte në menaxhim me sukses të proceseve me interes të veçantë për vendin./Insajderi.com