Presidentja: Falënderoj Biden për letrën e përzemërt

Presidentja: Falënderoj Biden për letrën e përzemërt

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar presidentin, Joe Biden për letrën të cilën e dërguar të cilën e cilësoi si të “përzemërt”.

Në letrën të cilën Biden e ka dërguar në presidencën e Kosovës, theksohet çështja e dialogut me Serbinë, lufta ndaj korrpsionit si dhe beteja kundër pandemisë COVID-19.

Pikërisht, Osmani ka shprehur falënderim për Biden i cili tregoi gatishmëri që SHBA t’i ndihmojë Kosovës në sigurimin e vaksinave anit-COVID.

“Në veçanti, e falënderoj Presidentin Biden që i është përgjigjur letrës sime të datës 19 mars lidhur me ndihmën në drejtim të sigurimit të vaksinave, si prioritet numër një i institucioneve tona. Presidenti Biden ka potencuar se me shtimin e sasisë së vaksinave, SHBA-të do të punojnë për shpërndarjen e tyre dhe se ekipi i tij do të jetë ne kontakt me ekipin tim për realizimin e këtij synimi”, tha Osmani.

Kosova ka siguruar vetëm 24 mijë vaksina anti-COVID nga programi COVAX.

Kështu, vendi ynë mbetet me më së paku vaksina të siguruar në Evropë.

Në anën tjetër Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në një proces të vaksinimit masiv, ku çdo ditë atë dozë e marrin miliona amerikanë. /Insajderi.com

 

E falenderoj Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për letrën e tij të përzemërt në emër të…

Posted by Vjosa Osmani on Tuesday, 20 April 2021