Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 14 Prillin, datën kur e vitit 1999 kur u dhunua Vasfije Krasniqi e cila tash është deputete e Kuvendit të Kosovës.
Osmani, ka thënë se barrën që e bartë Vasfije Krasniqi, nuk bën që ta bartë e vetme.
“Ashtu siç e ndau ajo guximshëm dhimbjen, guximin e të vërtetën me ne e me gjithë botën, po ashtu duhet të luftojmë ne krah për krah me të dhe shumë gra e burra të tjerë si ajo, për të treguar të vërtetën e për të kërkuar drejtësi”, ka shkruar Osmani.
E para e shtetit të Kosovës, deklaroi se Vasfija dhe gratë e tjera të dhunuar nuk do të jenë të vetme.
“Vasfije, na ke pas, ti dhe të gjithë mbi 20.000 të mbijetuar të dhunës seksuale të regjimit barbar serb”. /Insajderi.com
14 prilli për dikë mund të jetë ditë e një përvjetori të rëndësishëm, datë e lindjes, ditë e parë e…
Posted by Vjosa Osmani on Wednesday, 14 April 2021