Presidentja nderon Presidentin

Presidentja nderon Presidentin

Në 10 vjetorin e vdekjes së presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka bërë homazhe tek varri i Rugovës dhe është takuar me familjarët e presidentit të ndjerë.

Jahjaga ka çmuar lart veprën e ish- presidentit duke thënë se Rugova është presidenti historik i Kosovës.

E Jahjaga, mandati i së cilës përfundon në muajin prill, është përballur me pyetjet e gazetarëve që kanë pasur të bëjnë me atë rreth zgjedhjes së presidentit dhe kandidimit të saj për këtë post.

Jahjaga, tha se gjithçka është e shkruar me kushtetutë dhe se mandati i saj përfundon në muajin prill.