
Presidentja në Detyrë, Vjosa Osmani, tha se “Kosova e ka objektiv anëtarësimin në NATO”.
Këto komente, Osmani i bëri gjatë një fjalimi në manifestimin qendror të paradës së Forcave të Sigurisë së Kosovës për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë paradë të FSK-së, Osmani njoftoi se gjatë kësaj jave do t’i përcjellin disa ushtarë për misione paqeruajtëse.
“Ushtarë të forcës, po e shënojmë sot këtë përvjetor të Epopesë në kazermën Adem Jashari, sepse ai është fryma, ideja shpirti i forcë sonë. Këtë javë, ushtarakët tanë do t’i përcjellim për misionin e parë paqeruajtës bashkë me forcat e garës së IOËA-së. Ju do ta ndërtoni emrin e ushtrisë sonë krah miqve tanë amerikanë. Ju po bëni historinë tonë të re, të shtetit që kontribuan në paqen globale”, tha ajo. /Insajderi.com