
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani ka përfunduar takimet me të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Në njoftimin e zyrës së presidentit thuhet se “Pas përfundimit të takimeve dhe diskutimeve përmbajtësore me të gjitha subjektet politike u.d. Presidentja Osmani ka theksuar se sapo palët ta marrin Aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, menjëherë do të caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme”.
Vjosa Osmani do të mbajë takime edhe me KQZ-në si dhe institucione të tjera relevante në mënyrë që organizimi i zgjedhjeve të bëhet sipas standardeve më të larta. /Insajderi.com