
Presidentja në Detyrë, Vjosa Osmani, është takuar me themeluesin e Universitetit Popullor shqiptar në Zvicër, Ueli Leuenberger.
Osmani, tha se “Leuenberger u angazhua kaq shumë për të ndihmuar shqiptarët kur pak njerëz besonin në potencialin tone”.
Leuenberger ishte një personalitet që ndihmoi mërgatën shqiptare në Zvicër ndër-vite.
“Në këtë frymë edhe u dakorduam të kultivojmë tutje bashkëpunimin tonë e unë kisha kënaqësinë që ta falenderojë atë në emër të qytetarëve të Kosovës për mbështetjen e pakyrsyer që u dha shqiptarëve në kohët më të vështira”, ka shkruar Osmani në Facebook. /Insajderi.com