Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët e besimit ortodoks me rastin e festës së Krishtlindjes, njofton Insajderi.
Osmani ka uruar që toleranca dhe mirëbesimi të mbretërojë çdo ditë.
“I uroj komunitetit Ortodoks në Kosovë festën e Krishtlindjes! Paqja, toleranca dhe mirëbesimi mbretërofshin çdo ditë në jetën tuaj! Në këtë festë le të ngjallet shpresa dhe besimi në forcimin e humanizmit dhe solidaritetit ndër njerëzor! Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse”, thuhet në telegramin e urimit të presidentes në detyrë./Insajderi.com