Presidentja nesër takohet me kryediplomatin kroat

Presidentja nesër takohet me kryediplomatin kroat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet të enjten me kryediplomatin,  Gordan Grlic-Radman.

Sipas agjendës së publikuar nga presidenca, takimi fillon nga ora 10:00.

Kroacia është përmendur ditëve të fundit si një shtet “që do të garantojë” në Gjykatën Speciale për mbrojtjen në liri të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por, një gjë të tillë e ka mohuar presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic. /Insajderi.com