Presidentja Osmani bisedë telefonike me presidentin Gjukanoviq

Presidentja Osmani bisedë telefonike me presidentin Gjukanoviq

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Osmani ka thënë se në bisedë me presidentin Gjukanoviq kanë pasur një shkëmbim të shkëlqyeshëm të pikëpamjeve mbi nismat e bashkëpunimit dy palësh dhe rajonal.

“Ne ramë dakord që e ardhmja e vendeve tona të jetë e ankoruar në integrimin Euro-Atlantik. Unë e ftova Presidentin Gjukanoviq të vizitojë Kosovën, në mënyrë që të mund të avancojmë më tej marrëdhëniet tona”, ka thënë Osmani përmes një postimi në Twitter.

Për bisedën e zhvilluar, ka shkruar edhe presidenti i Malit të Zi, Millo Gjakoniviq.

“Bisedë telefonike shumë informuese me Presidentin @VjosaOsmaniPRKS, në përgatitjen e Samitit Brdo-Briones. Mali i Zi dhe Kosova ndajnë një dëshirë për marrëdhënie të mira fqinjësore, stabilitetin e rajonit dhe vizionin e përbashkët Evropian, në të mirë të qytetarëve në të dy vendet tona. Me mirënjohjen për ftesën për të vizituar Kosovën, pres me padurim vazhdimin e bisedës sonë në Brdo”, ka shkruar në Twitter Gjukanoviq./Insajderi.com