Presidentja Osmani: Ilir Konushevci idenë për lirinë e vendit e kishte shndërruar në kauzë jetësore

Presidentja Osmani: Ilir Konushevci idenë për lirinë e vendit e kishte shndërruar në kauzë jetësore

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se që nga vitet e 90-ta, gjenerali Ilir Konushevci, idenë për lirinë e vendit e kishte shndërruar në kauzë jetësore, përcjell Insajderi.

Osmani me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se liria dhe emri i tij janë të gërshetuar me njëra-tjetrën.

“Iliri dhe liria janë një. Ai ra për lirinë e vendit, duke e përbrendësuar aktivitetin me emrin dhe kauzën.Në 23-vjetorin e rënies së gjeneral Ilir Konushevcit, përkulemi para veprës heroike të tij”, ka pohuar ajo.

Osmani ka thënë se drejtësia do të thotë fjalën e saj, kur vrasësit e tij do të dënohen.

“Ai ra për të na lënë neve pengun e vrasjes së tij, i cili do të marrë fund kur drejtësia ta thotë fjalën e vet”, ka theksuar e para e vendit.

Sot (më 9 prill) përkujtohet, 23 vjetori i rënies së Kunushevcit. /Insajderi.com