Presidentja Osmani kërkon nga qytetarët të vaksinohen: Ta shpëtojmë të ardhmen

Presidentja Osmani kërkon nga qytetarët të vaksinohen: Ta shpëtojmë të ardhmen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga qytetarët të vaksinohen kundër COVID-19, në mënyrë që ta “shpëtojmë të ardhmen”.

“Vaksinohu edhe TI të shpëtosh veten, më të dashurit e tu, ekonominë dhe të ardhmen tone”, ka shkruar ajo në Facebook.

Adresimi i saj erdhi pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhuruan 503 mijë vaksina donacion në Kosovë.

“Janë 503 mijë shanse shtesë për të mbrojtur e shpëtuar jetë nga virusi”, vazhdoi Osmani.

Ajo theksoi se “nuk ka arsye që të mos vaksinoheni”.

“Faleminderit Presidentit Biden dhe popullit amerikan që na u gjindën sërish pranë, ashtu sikurse gjithherë”, mbaroi Osmani.

 

Të hënën në Kosovë u regjistruan edhe 28 vdekje të reja si pasojë e COVID-19.

2 mijë e 657 qytetarë kanë humbur jetën që nga shpërthimi i pandemisë më 13 mars të vitit të kaluar. /Insajderi.com