Presidentja Osmani në 22 vjetorin e rënies së Luan Haradinajt: Sot përkulemi me respekt para tij

Presidentja Osmani në 22 vjetorin e rënies së Luan Haradinajt: Sot përkulemi me respekt para tij

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar heroin kombëtar, Luan Haradinaj, në 24 vjetorin e rënies së tij, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, presidentja Osmani thotë se Luan Haradinaj qëndron në simbiozë perfekte me profilin e luftëtarit.

Ajo tutje tha se familja Haradinaj, e cila dha kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për çlirim, sikurse edhe të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të ndihen krenar me veprën e Luanit.

“Ai ra në kufirin ndërmjet Kosovës- shtetit për të cilin kapi pushkën dhe shtetit të Shqipërisë nga u frymëzua në luftën për çlirim”, ka shkruar Osmani.

“24-vjet më parë në vendin e quajtur “Qafa e Mullarit” në Kushnin të Hasit, bashkë me 178 bashkëluftëtarë ranë në pritën e ushtrisë jugosllave. Luani ra heroikisht për t`u shndërruar në kambanë lirie! Sot, përkulemi me respekt para tij dhe heronjve të tjerë, të cilët bën të mundshme lirinë tonë, sikurse edhe ndërtimin e shtetit!”, shkruan më tej ajo.

Luan Haradinaj ra heroikisht më 6 maj të vitit 1997 gjatë luftimeve me forcat serbe në Qafë Prush, në kufirin e asaj kohe mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë. /Insajderi.com