Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën do t’ia dorëzojë flamurin shtetëror Ekipit Olimpik të Kosovës.
Sportistët kosovarë do ta përfaqësojnë shtetin në Lojërat Olimpike
Dorëzimi i flamurit do të bëhet mbrëmjen e nesme, sipas agjendës së presidentes.
Kujtojmë se ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ia ka dorëzuar flamurin sportistëve serbë, ku iu tha atyre “të përballen me sportistët e Kosovës”.
Një gjë e tillë në opinion është parë si “dorëzim i Vuçiqit para sportit të Kosovës”. /Insajderi.com