Presidentja Osmani përkrah Javën e Krenarisë

Presidentja Osmani përkrah Javën e Krenarisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkrahur Javën e Krenarisë e cila është hapur sot në ndërtesën e qeverisë nën patronatin e Zyrës për Qeverisje të Mirë, të Drejtat e Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Kundër Diskriminimit – që hynë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Kështu është bërë e ditur nga Zyra e Presidencës në një njoftim për media.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.

Siç bëhet e ditur në këtë kumtesë, Java e Krenarisë do të përcillet me një sërë aktivitetesh për t’i promovuar dhe festuar talentet dhe vlerat e personave queer. /Insajderi.com