
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim lamtumirës shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, shkruan Insajderi
Osmani e ka falënderuar atë për punën dhe angazhimin në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, e posaçërisht të atyre me nevoja të veçanta.
Më tej në njoftimin e dërguar për media thuhet se, Presidentja Osmani ka theksuar se do të vazhdojë ta mbështesë punën e UNICEF-it edhe më tej, me fokus të veçantë në të drejtat e fëmijëve me nevoja të veçanta, të cilët do të jenë ndër prioritetet kryesore gjatë mandatit të saj.
UNICEF është organizatë globale që promovon dhe mbron të drejtat e fëmijëve në 190 vende, përfshirë Kosovën./Insajderi.com