Presidentja Osmani takohet me homologun e saj gjerman

Presidentja Osmani takohet me homologun e saj gjerman

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologun e saj gjerman, Frank-Walter Steinmeier

Kjo për gjatë një vizite të Osmanit që e pati në kryeqytetin gjerman, Berlinin.

E para e vendit, postoi një fotografi në Facebook me Steinmeierin.

Përderisa Osmani po qëndron në Berlin, kancelarja Angela Merkel është në Tiranë.

Ajo është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, tha se nuk i është kërkuar Kosovës që të përfshihet në projektin “Open Balkan”, njofton Shqip.com.

Pas takimit, në një konferencë për media, Kurti tha se nuk është në interes që të bëhen bashkë me një Serbi që nuk e njeh Kosovën.

“Gjatë takimit që patëm unë e falënderova kancelaren gjermane Merkel për rolin e saj të jashtëzakonshëm. Ne kemi nevojë edhe për bashkëpunim sa më të madh mes Kosovës e Gjermanisë. Nuk është kërkuar që të përfshihemi në Ballkanin e Hapur”.

“Qeveria e Kosovës është Qeveri e një shteti sovran. Ne nuk e konsiderojmë në interes që me një Serbi që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës të bëhemi bashkë. Nuk bënë që trysnia të jetë mbi Kosovën, por mbi Serbinë. Trysnia duhet të jetë mbi Serbinë e cila mohon krimet dhe e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Kurti. /Insajderi.com