
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar homologun e saj Emmaneul Macron për Ditën Kombëtare të Francës.
Këtë Osmani e ka bërë në gjuhën frënge, ku ka publikuar një video
“Dy popujt tanë kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe se bashkëpunimi mes dy vendeve është shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe perspektivën e sajë evropiane”, thuhet në urimin e Osmanit.
Kjo ditë në Francë ndryshe njihet edhe si ‘Dita e Bastiljes”.
Kjo ngjarje ishte shpërthimi i Revolucionit Borgjez Francez në vitin 1789.
Aty Franca, pastaj edhe Evropa u shkëputen nga feudalizmi si dhe vendosen themelet e sekularizmit shtetëror.
Ndryshe në histografinë botërore kjo ngjarje hynë në mesin e dhjetë zhvillimeve më të rëndësishme të historisë njerëzore.
Napoleon Bonaparti, akteri kyq në atë ngjarje cilësohet të jetë një nga figurat kyqe të periudhës pas lindjes së Krishtit. /Insajderi.com