Presidentja pret sot në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë dhe kancelarin austriak

Presidentja pret sot në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë dhe kancelarin austriak

Një delegacion nga Shtëpia e Bardhë do të zbarkojë sot në Kosovë.

Ata do të priten nga Presidentja, Vjosa Osmani.

Kjo u bë e ditur në një komunikatë për media ku thuhet se ky takim do të mbahet në orën 15:00.

Ndërsa, në orën 16:10 Osmani pret në takim Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer.

Fillimisht Presidentja Osmani do ta presë Kancelarin Nehammer në hyrje të objektit të Kuvendit të Kosovës, ku do të bëhet edhe fotografia zyrtare, dhe më pas takimi do të mbahet në Kabinetin e Presidentes./Insajderi.com