Presidentja reagon pas sekuestrimit të narkotikëve: Edhe një arsye për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Presidentja reagon pas sekuestrimit të narkotikëve: Edhe një arsye për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas aksionit të së hënës në Lipjan, ku u konfiskuan rreth 400 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë si dhe u arrestuan shtatë persona të dyshuar, njofton Insajderi.

Sipas Osmanit, kjo është një arsye shtesë për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

“Ky është një shembull i shkëlqyeshëm i bashkëpunimit ndërkombëtar të agjencive të zbatimit të ligjit dhe një tjetër arsye për të mbështetur anëtarësimin e merituar të Kosovës në Interpol. Faleminderit Itali, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëri”, shkruan Osmani.

Sekuestrimi 400 kilogramëve drogë erdhi pas një aksioni të përbashkët të autoriteteve të Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë dhe DEA-s amerikane./Insajderi.com