Presidentja shtron iftar për krerët e BIK-ut, fton edhe kryeministrin dhe kryeparlamentarin

Presidentja shtron iftar për krerët e BIK-ut, fton edhe kryeministrin dhe kryeparlamentarin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shtruar iftar për krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës, por e kishte ftuar edhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca e kryeministrin, Albin Kurtin.

Ky i fundit ka njoftuar për këtë iftar nëpërnjet një njoftimi në Facebook, raporton Insajderi.

“Duke qenë një kohë bamirësie dhe përsiatjeje shpirtërore, Ramazani na rikujton t’i vendosim nevojat e të tjerëve para tonave ndërsa vlerat islame të dhembshurisë dhe bujarisë marrin edhe më shumë kuptim në situatën aktuale me COVID-19”, ka shkruar Kurti.

Ai uroi që Ramazani i ardhshëm të na gjejë mirë, shëndetshëm e në paqe.

“Të gjithë̈ besimtareve e besimtareve u uroj agjërim të pranuar”, ka përfunduar kreu i ekzekutivit. /Insajderi.com

 

Muzgu i ditës së sotme na gjeti të bashkuar në iftarin e shtruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa…

Posted by Albin Kurti on Tuesday, 11 May 2021