Presidentja sot nis vizitën zyrtare në Austri

Presidentja sot nis vizitën zyrtare në Austri

Presidentja e Kosovës të martën nis një vizitë zyrtare në Austri.

Me ftesë të Presidentit të këtij shteti, Alexander Van der Bellen – Osmani do të jetë në Vjenë për një përpjekje të thellimit të raporteve Prishtinë-Vjenë.

Ajo do të takohet edhe me kancelarin austriak, Sebastian Kurz.

Do të ketë takim edhe me ministria e zyrtarë të tjerë institucionalë e shtetërorë.

Në agjendën e Osmanit është paraparë edhe takimi me Shoqatën e Miqësisë Austri – Kosovë, diasporën kosovare, si dhe me Odën Ekonomike Austriake.

Presidentja e Kosovës do ta mbajë edhe një ligjëratë në Akademinë Diplomatike me Vjenës.

“Forcimi i shtetësisë së Kosovës – Sfidat dhe Storjet e Suksesit”, do të jetë tema e ligjërimit nga Osmani. /Insajderi.com