Presioni mbi bordin e RTK-së për të zgjedhur drejtor të Televizionit Publik njeriun e Thaçit

Presioni mbi bordin e RTK-së për të zgjedhur drejtor të Televizionit Publik njeriun e Thaçit

Deputeti Milaim Zeka, në koordinim me kryetaren e Bordit të RTK-së Afërdita Maliqin janë duke bërë presion tek anëtarët e bordit për cilin kandidat të votojnë për kryetar të ri të RTK-së.

Insajderi merr vesh se Zeka e Maliqi janë duke bërë presion  që bordi ta votoj Ngadhënjim Kastratin njeri i afert me PDK-së, si drejtor të RTK-së.

Momentalisht bordi janë në proces  të votimit për drejtorin e RTK-së. Kandidat janë Lorik Arifaj, Ngadhënjim Kastrati dhe Festim Kabashi.

Zeka edhe përmes Facebook ka ushtruar presion duke kërkuar shkarkim të bordit, nga cilësia e anëtarit të komisionit për Administratë Publike dhe Media

“Televizioni i Kosovës, me një grumbull problemesh, ku një pjesë e madhe ia shkakton Parlamenti, qeveria e sidomos partitë politike, ka gjashtë muaj pa drejtor të përgjithshëm”.

“Në qoftë se bordi I RTK nuk arrinë ta zgjidhë këtë bllokadë, unë si anëtarë  i komisionit për Administratë Publike dhe Media, do të kërkoj  shkarkimin e këtij Bordi”, tha ai.

Zeka e Maliqi, para disa ditëve kanë publikuar edhe një fotografi së bashku në rrjetet sociale.